Kategoria e Parë/ Ky është formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 16-të

Kategoria e Parë/ Ky është formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 16-të

14:24, 16/12/2025

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 16-të në Kategorinë e Parë sipas skemës 1-4-3-3.

Si portier i javës është përzgjedhur ai i ekipit të Korabit, Jurgen Mehidri.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Arlind Kurti (Laçi), Alessandro Kacbufi (Kastrioti), Serxhio Xhika (Korabi) dhe Vangjel Zguro (Pogradeci)

Në vijën e mesfushës rreshtohen tre lojtarët: Donald Mëllugja (Burreli), Rodrigo Migone (Besa), Diarrassouba (Iliria).

Sakaq, në vijën ofensive qëndrojnë tre sulmuesit, Nyanguila (Luftëtari), Pius (Pogradeci) dhe Olsi Myrta (Laçi).

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur ai i Laçit, Naci Sensoy.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco