Si e humbi Real Madridi mundësinë për të nënshkruar me talentin e Bayernit, Karl

Si e humbi Real Madridi mundësinë për të nënshkruar me talentin e Bayernit, Karl

12:51, 16/12/2025

Lennart Karl, 17-vjeçar që po bëhet një nga talentet më të përfolura në futbollin gjerman, po shkëlqen te Bayerni nën drejtimin e Vincent Kompany. Mesfushori sulmues, i aftë edhe të luajë si krahu i sulmit, ka grumbulluar tashmë 20 paraqitje me skuadrën e parë dhe ka shënuar gjashtë gola, duke treguar se nuk është thjesht pjesëmarrës, por lojtar që ndikon drejtpërdrejt në lojë. Përformanca e tij ka sjellë krahasime me talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke përfshirë jo vetëm moshën, por edhe personalitetin në fushë.

Megjithatë, rruga e Karl për t’u bërë ‘yll’ nuk ishte gjithmonë e lidhur me Bayernin. Sipas gazetarit Sebastian Leisgang, i intervistuar në podcastin ‘Und nun zum Sport’ dhe cituar nga AS, Real Madridi e kishte vënë re talentin e tij shumë herët dhe madje e ftoi për një provë në Spanjë.

“Ai kishte një provë me Real Madridin kur ishte 10 vjeç. Kishte prova rajonale në Gjermani, njëra prej tyre në Großkrotzenburg, në rajonin e Aschaffenburg. Nga aty kaloi në raundin tjetër, të mbajtur në Memmingen, ku përsëri arriti sukses dhe u ftua në Madrid për të luajtur në legjendarin “Bernabeu,” tha Leisgang. Për një fëmijë të asaj moshe, kjo ishte një përvojë jashtëzakonisht e rrallë. Pak lojtarë mund të thonë se kanë luajtur në “Bernabeu” para adoleshencës.

Pavarësisht se Karl la përshtypje të madhe gjatë provës, marrëveshja me Real Madrid nuk u realizua. Sipas babait të tij, dështimi nuk ishte për shkak të sportit, por për shkak të negociatave me firma të mëdha konsulente: “Ai tha se ishte i lumtur që gjërat shkuan siç shkuan, pasi nuk ishte vërtet për djalin e tij, por për kontrata dhe negociata biznesi. Prandaj nuk arriti të përfundohej marrëveshja, dhe në retrospektivë, familja nuk ka asnjë pendesë për mosnënshkrimin me Madridin.”

Vendimi tani duket gjithmonë e më i rëndësishëm. Karl po thyen rekorde me Bayernin, po zhvillohet në një nga ambientet më konkurruese të Europës dhe po lulëzon nën drejtimin e një trajneri që beson te të rinjtë. Real Madrid humbi mundësinë për të marrë një nga talentet më premtuese të futbollit gjerman, por Bayern duket se po korr frytet e këtij vendimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco