Barcelona ka përfshirë mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, në listën e saj të synimeve për verën e ardhshme, sipas raportimeve të Diario Sport. Megjithatë, vlera prej 80 milionë eurosh e qendërmbrojtësit italian e bën këtë transferim të vështirë për klubin katalanas, i cili ruan vetëm një shpresë të vogël për ta realizuar në të ardhmen.
Klubi i Barcelonës ka prioritet të sjellë një mbrojtës të majtë për sezonin e ardhshëm. Edhe pse Gerard Martín ka treguar stabilitet në ndeshjet e fundit, ai shihet vetëm si një zgjidhje afatshkurtër dhe katalanasit kërkojnë një emër të rëndësishëm për të udhëhequr mbrojtjen së bashku me Pau Cubarsí. Pasiguria rreth Ronald Araújo-s ka rritur nevojën për të forcuar linjën e prapavijës.
Bastoni, një nga mbrojtësit më të mirë në botë, duket i kënaqur me vazhdimin e tij tek Interi, i cili gjithashtu po punon për zgjatjen e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2028.
Përveç Bastonit, në listën e dëshirave të Barcelonës janë edhe Marc Guéhi i Crystal Palace dhe Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmundit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: