Milan, marrëveshje parimore me Füllkrug: Tare e “blindon”, opsion i hapur edhe për Gimenez

Milan, marrëveshje parimore me Füllkrug: Tare e “blindon”, opsion i hapur edhe për Gimenez

08:24, 16/12/2025

Milan ka përshpejtuar lëvizjet në merkato për Niclas Füllkrug. Klubi kuqezi ka arritur një marrëveshje parimore me sulmuesin gjerman për afrimin e tij në merkaton e janarit, aty ku drejtuesit kanë vendosur prej kohësh të investojnë në repartin ofensiv. Shtysa për këtë operacion lidhet edhe me situatën e Santi Gimenez: një muaj e gjysmë pas dëmtimit, sulmuesi meksikan vazhdon të ndiejë dhimbje në kyçin e këmbës dhe ndërhyrja kirurgjikale po bëhet një opsion gjithnjë e më konkret.

Emri i Füllkrug nuk është i vetmi në bllokun e drejtorit sportiv Igli Tare, por aktualisht kjo është pista më e nxehtë dhe një garanci në rast se alternativat e tjera nuk konkretizohen. Çështja është urgjente dhe për Milanin nuk do të kishte kuptim të hynte në negociata të ndërlikuara që mund të zvarriteshin deri në fund të merkatos. Massimiliano Allegri ka nevojë për peshë në zonë dhe mbi të gjitha për gola, sidomos në janar, ku e presin gjashtë ndeshje kampionati dhe kontributi i një sulmuesi të tipit të Füllkrug do të ishte i menjëhershëm.

Formula e mundshme

Füllkrug pritet të vijë në Milano në formën e huazimit, ende për t’u përcaktuar nëse do të jetë i ‘thatë’ apo me të drejtë blerjeje. Milani do të mbulojë gjashtë muajt e fundit të pagës së tij te West Ham, rreth 1.5 milionë euro. Lojtari u ka dhënë prioritet kuqezinjve, duke refuzuar oferta të tjera.

Profil dhe statistika

Füllkrug numëron 115 gola në 354 ndeshje në karrierë. Kulmin e ka pasur te Werder Bremen, me të cilin fillimisht ra nga Bundesliga, por më pas u rikthye menjëherë duke shënuar 19 gola në Bundesliga 2. Në sezonin 2022/23 u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 16 gola, çka i hapi edhe dyert e kombëtares gjermane (14 gola në 24 ndeshje). Pas një sezoni pozitiv te Borussia Dortmund, kaloi te West Ham për 30 milionë euro, por në Angli ka hasur vështirësi, me vetëm tre gola sezonin e kaluar dhe asnjë këtë edicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco