Koha shtesë u buzëqeshi Denver, që triumfuan 128-125 ndaj Houston në një përballje shumë të fortë, duke u ngjitur në vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit. Nikola Jokić shkëlqeu me një “triple double” të jashtëzakonshëm: 39 pikë, 15 rebound dhe 10 asist, ndërsa Jamal Murray kontribuoi ndjeshëm me 35 pikë.
Fitore pas minutave shtesë siguruan edhe Utah Jazz, që mundën 140-133 Dallas në një ndeshje spektakolare. Paul George dhe Lauri Markkanen realizuan së bashku 72 pikë për Jazz, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Cooper Flagg për teksanët.
Në Konferencën e Lindjes, Detroit mbrojtën vendin e parë falë suksesit 112-105 në fushën e Boston. Cade Cunningham ishte protagonisti kryesor për Pistons, me 32 pikë dhe 10 asist. Toronto arritën një fitore të rëndësishme 106-96 ndaj Miami, falë 28 pikëve të Brandon Ingram, ndërsa Memphis triumfuan bindshëm 121-103 ndaj Clippers, të udhëhequr nga 31 pikët e Jaren Jackson Jr.
Rezultatet:
Boston – Detroit 105-112
Miami – Toronto 96-106
Utah Jazz – Dallas 140-133
Denver – Houston 128-125
Clippers – Memphis 103-121
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: