Megi Doçi fiton trofeun ‘Këpuca e Artë’, 83 gola të shënuar përgjatë edicionit 2024-2025

Megi Doçi fiton trofeun ‘Këpuca e Artë’, 83 gola të shënuar përgjatë edicionit 2024-2025

20:34, 15/12/2025

Megi Doçi është fituese e trofeut “Këpuca e Artë 2025” për vajza për edicionin futbollistik 2024-2025.

Ky trofe nuk ka pasur nevojë për votim pasi është përcaktuar në bazë të golave të shënuar përgjatë këtij sezoni.

Me 83 gola të realizuar me Vllazninë, Megi Doçi është renditur në krye të listës së golashënueseve në kategorinë e vajzave.

Në mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në TKOB, ky trofe iu dorëzua Doçit nga ish-mesfushori i Kombëtares, Ervin Skela.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco