VIDEO/ Esteghlal i beson gjuajtjen e 11-metërshit, shihni ku e dërgon topin Jasir Asani

VIDEO/ Esteghlal i beson gjuajtjen e 11-metërshit, shihni ku e dërgon topin Jasir Asani

16:17, 15/12/2025

Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani është rikthyer te goli, ku i mungonte që prej 31 tetorit.

Futbollisti kuqezi u tregua i saktë në minutën e 9-të duke tundur rrjetën e Kheybar në transfertë.

Video e golit

https://streamin.link/v/5cf49c58

Ky është goli 8-të për anësorin e Esteghlalit që nga transferimi në 12 shtator.

Ai vendosi të niste një eksperiencë të re në Iran, pas asaj te Guangju në Korenë e Jugut.

Rikujtojmë që klubi legjendar në Iran bleu kartonin e 30-vjeçarit për rreth 1 milion euro nga Guangju.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco