Stephen Curry thyen rekorde historike: 45 ndeshje me 40+ pikë pas të 30-ave, mbi legjendën Jordan dhe shumë larg LeBron

Stephen Curry thyen rekorde historike: 45 ndeshje me 40+ pikë pas të 30-ave, mbi legjendën Jordan dhe shumë larg LeBron

11:12, 15/12/2025

Stephen Curry vazhdon të shkëlqejë në NBA edhe pas kalimit të të 30-ave, duke treguar një jetëgjatësi të jashtëzakonshme si ‘yll’ i plotë i fushës. Në ndeshjen kundër Portland Trail Blazers, Curry realizoi 48 pikë dhe 12 trepikësha, por pavarësisht performancës së jashtëzakonshme, Golden State humbi 131-136.

Kjo ishte ndeshja e 45-të ku Curry shënon 40 pikë ose më shumë pas të 300-ave, duke e vendosur atë në krye të listës historike, mbi Michael Jordan, i cili e arriti këtë shifër 44 herë pas të 30-ave. Ky rekord tregon fuqinë dhe konsistencën e ‘yllit’ të Ëarriors, duke e bërë jetëgjatësinë e tij mbi parket një pasuri të çmuar për skuadrën.

Në renditjen e ndeshjeve me 40+ pikë pas të 30-ave, Damian Lillard është i treti me 31 ndeshje, ndërsa LeBron James nuk është as në pesëshen e parë. James Harden dhe Kobe Bryant ndajnë vendin e katërt dhe të pestë me 30 ndeshje secili, ndërsa Larry Bird është i gjashti me 27 ndeshje.

Për më tepër, 12 trepikëshat e Curry-it në këtë ndeshje përforcojnë një tjetër statistikë stratosferike: nga 112 ndeshjet në historinë e NBA ku një lojtar realizon 10+ trepikësha në një ndeshje, 28 i përkasin Curry-t, pra 25% e totalit, duke treguar se pavarësisht moshës, ai vazhdon të mahnitë botën e basketbollit.

Ky rekord vendos Curry-n si një nga ‘yjet’ më të qëndrueshëm dhe më produktivë në historinë e NBA-së, duke shënuar standarde të reja për brezat që vijnë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco