Një lajm i bukur për Milanin dhe futbollin italian: ish-kapiteni dhe nënkryetari i nderit i klubit kuqezi, Franco Baresi, është rikthyer në ‘San Siro’ për të ndjekur ndeshjen kundër Sassuolos.
Në fillim të gushtit, Baresi u operua për heqjen e një nyje në mushkëri. Javët e fundit ai ishte parë sërish në ‘Casa Milan’, ndërsa në fillim të nëntorit kishte postuar një mesazh optimist në rrjetet sociale: “Viva la vita”, shoqëruar me një foto me flamurin e Milanit, që shkaktoi reagime të shumta nga tifozët dhe ish-shokët e skuadrës nga e gjithë bota.
Rikthimi i Baresit në stadium është një moment emocionues, që tregon forcën dhe shpresën e tij pas sfidës me sëmundjen.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: