Vlahovic pranë Milanit, kuqezinjtë punojnë për sulmuesin e ardhshëm

Vlahovic pranë Milanit, kuqezinjtë punojnë për sulmuesin e ardhshëm

09:44, 15/12/2025

Pavarësisht ‘dopietës’ së Davide Bartesaghi-t kundër Sassuolos, Milani nuk arriti të ruante vendin e parë në renditje, duke nxjerrë në pah vështirësitë e sulmit kuqezi për të qenë në nivelin e një skuadre që synon trofe të rëndësishëm.

Me Christian Pulisic që mori një ditë pushim dhe Leao jashtë për shkak të dëmtimit, përgjegjësinë për sulmin e mori një mbrojtës, ndërsa Christopher Nkunku u pa vetëm në pjesë të ndeshjes, duke u aktivizuar me kalimin e minutave.

Nevoja për një sulmues të nivelit ndërkombëtar nuk mund të shtyhet më. Drejtori sportiv Tare po punon intensivisht për të skanuar merkaton për forca të reja në janar, por sipas medieve spanjolle, Milani po synon edhe sulmuesin e ardhshëm të skuadrës.

Emri kryesor është Dusan Vlahovic, objektiv i parë i Allegrit që nga vera e kaluar. Sipas ‘Diario Sport’, Milani është shumë pranë një marrëveshjeje me serbin e Juventusit, pjesërisht për shkak të dyshimeve të Barcelonës, e cila ka hequr dorë nga transferimi për shkak të dëmtimit muskulor që Vlahovic pësoi kundër Cagliarit dhe që e detyroi të operohej.

Duke marrë parasysh se Juventusi nuk do ta largojë lojtarin në mes të sezonit dhe Milani nuk dëshiron ta angazhojë duke e ditur që do të mungojë deri në mars, gjithçka tregon se klubi kuqezi po planifikon ta marrë pas përfundimit të kontratës me Juventusin, që skadon në qershor dhe ende nuk është rinovuar.

Aktualisht nuk është e mundur të kontaktohet agjencia e Vlahovic-it, e cila do të mund të negociojë me klube të tjera vetëm nga 1 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco