Vllaznia dhe Bylisi janë ndarë në një barazim 1-1 në Shkodër, në një sfidë e cila konfirmon krizën e thellë të shkodranëve të cilët nuk ia dolën të merrnin tre pikët në fushën e tyre as përballë një ekipi i cili kishte vetëm 6 lojtarë në pankinë, si dhe iu ndëshkua trajneri Josa me të kuq në pushimin e ndeshjes.
Shkodranët e kërkuan golin më shumë, ndonëse rastet ishin me pikatore, teksa ballshiotët kishin vendosur vetëm të kundërsulmonin në këtë sfidë.
Avantazhi i kuqebluve erdhi me një kryevepër të Kallakut në pjesën e parë.
Por në të dytën, Bylisi ia doli të ndëshkonte pavëmendjen e vendasve, për të barazuar shifrat.
Më pas loja foli për Vllazninë, por munguan gjuajtjet drejt portës së mbrojtur nga Vashu e kësisoj, sfida u mbyll me një barazim 1-1.
Vllaznia çon në 5 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore që e kanë larguar ndjeshëm nga kreu, kurse Bylisi merr një pikë të vlefshme sidomos për moralin në luftën për mbijetesë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: