Ernest Muçi i shënon ish-skuadrës në supersfidën e Turqisë Trabzonspor-Beshiktash

Ernest Muçi i shënon ish-skuadrës në supersfidën e Turqisë Trabzonspor-Beshiktash

18:42, 14/12/2025

Ernest Muçi ka shënuar një tjetër gol fantastik për Trabzonsporin.

Ishte minuta e 25-të, kur futbollisti i Kombëtares ngushtoi shifrat ndaj Beshiktashit. Trabzonspori po mposhtet me rezultatin 1-3.

Goli i Muçit është i gjashti në katër ndeshjet e fundit. Padyshim që është edhe lojtari i momentit për Trabzonsporin në Superligën turke.

Stadiumi shpërtheu me tifozët e Trabzonsporit, që u treguan të papërmbajtshëm.

Këtë herë ishte një gol përballë ish-ekipit për Muçin, që edhe pse aktivizohet në mesfushë po bën rolin e bomberit.

Vetëm në katër ndeshjet e fundit, Muçi ia doli të tregojë veten.

Më parë po kalonte një periudhë pa hapësira edhe te Trabzonspori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco