Serie A/ Zhgënjen Milani, ndalet në ‘San Siro’ nga Sasuolo

Serie A/ Zhgënjen Milani, ndalet në ‘San Siro’ nga Sasuolo

17:26, 14/12/2025

Milani është ndalur nga Sasuolo në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serinë A.

Dueli u mbyll në barazimin 2-2, ndërsa kuqezinjve iu anuluan edhe 2 gola të Pulisiç dhe Loftus-Çik.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Kone dhe më pas Bartesagi barazoi shifrat duke e mbyllur në 1-1 pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi direkt me gol nga Bartesagi i cili realizoi dopietë. Por Sasuolo nuk u dorëzua duke barazuar shifrat në të 77-ën.

Kështu Milani del me vetëm 1 pikë nga “San Siro” dhe rrezikon të humbasë kreun e Serisë A. Kjo për shkak se Interi mund të fitojë në ndeshjen e sotme dhe t’ia rrëmbejnë vendin e parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco