Dinamo Zagreb është rikthyer te fitorja në Kroaci. Me rezultatin 5-2 u regjistrua triumfi ndaj Slaven Belupos, që e ngjit Dinamon sërish në krye të klasifikimit.
Arbër Hoxha asistoi golin e pestë të sfidës për ekipin e tij dhe më pas u zëvendësua.
Dhe pse Slaven Belupo shikohej si një nga tri pretendentët për titull, pati një paraqitje zhgënjyese në shtëpi.
Hoxha ndërkohë është vendosur në kuotën e 6 golave dhe 3 asistimeve.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po kalon edicionin më të mirë me Dinamon e Zagrebit, që synim të vetëm ka trofeun e kampionit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: