Romano shuan zërat: Asnjë kontakt mes Zidane dhe Real Madridit, Alonso ende në pankinë

Romano shuan zërat: Asnjë kontakt mes Zidane dhe Real Madridit, Alonso ende në pankinë

17:26, 13/12/2025

Fabrizio Romano ka hedhur poshtë zërat që lidhnin Zinedine Zidane me një rikthim të mundshëm në stolin e Real Madridit. Gazetari i njohur italian ka sqaruar se aktualisht nuk ka bisedime, kontakte apo negociata mes klubit madrilen dhe trajnerit francez.

Spekulimet janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit për shkak të presionit në rritje ndaj Xabi Alonsos, pas një serie rezultatesh zhgënjyese. Real Madridi ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, një ecuri që ka ngritur shqetësime edhe brenda klubit.

Sipas raportimeve nga Spanja, pozicioni i Alonsos mund të rishikohet nëse Reali nuk arrin të fitojë ndeshjen e radhës në La Liga. Bëhet fjalë për transfertën ndaj Alavesit, një sfidë që tashmë ka marrë një peshë të veçantë për të ardhmen e trajnerit.

Për momentin, drejtuesit e Real Madridit vazhdojnë ta mbështesin Xabi Alonson, por burime pranë klubit bëjnë me dije se durimi po shteron. Megjithatë, sipas Fabrizio Romanos, rikthimi i Zidane nuk është aspak në axhendë në këtë fazë, duke i dhënë fund përkohësisht thashethemeve që qarkullonin në media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco