Pas pĂ«rmbysjes dramatike nĂ« Torino, Milani i Massimiliano Allegrit Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« punĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur ndeshjen e sĂ« dielĂ«s nĂ« âSan Siroâ ndaj Sassuolos, me fillim nĂ« orĂ«n 12:30. Por trajneri kuqezi po pĂ«rballet me njĂ« emergjencĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, sidomos nĂ« repartin ofensiv.
Santiago Gimenez dhe Rafael Leao vazhdojnë të punojnë veçmas dhe pritet të mungojnë edhe në sfidën e ardhshme. Sulmuesi meksikan është ende në fazën e riaftësimit pas dëmtimit në kyç, i cili e ka mbajtur jashtë fushave për më shumë se një muaj. Leao, nga ana tjetër, nuk e ka kaluar ende plotësisht dëmtimin e pësuar pikërisht në ndeshjen kundër Torinos. Të dy janë shumë pranë konfirmimit si të padisponueshëm.
Pulisic, i dĂ«nuar me âorĂ« shtesĂ«â
Lajm i keq pĂ«r kuqezinjtĂ«, tĂ« cilĂ«t do tĂ« duhet tĂ« mbĂ«shteten sĂ«rish fuqimisht te Christian Pulisic. âCapitan Americaâ, i rikuperuar nga temperatura e lartĂ« qĂ« e shqetĂ«soi para takimit me Torinon, u bĂ« heroi i javĂ«s me dy gola brenda 10 minutave. Edhe kundĂ«r Sassuolos, ai pritet tĂ« jetĂ« titullar i padiskutueshĂ«m.
Në dispozicion për Allegrin janë vetëm Pulisic dhe Christopher Nkunku si sulmues të gatshëm, ndaj duket se pikërisisht këta të dy do të formojnë dyshen e repartit ofensiv në mungesë të alternativave.
Edhe Fofana jashtë
Problemet për Milanin nuk mbarojnë me repartin e avancuar. Youssouf Fofana ka vijuar gjithashtu stërvitjen e diferencuar së bashku me Leaon dhe është praktikisht i përjashtuar nga ndeshja e së dielës. Megjithatë, klubi mbetet optimist për rikthimin e tij dhe të Leao-s për Superkupën e Italisë, që për kuqezinjtë nis më 18 dhjetor, kundër Napolit.
NdĂ«rkohĂ«, ka lajme pozitive pĂ«r Athekame: anĂ«sori pritet tâi bashkohet grupit nĂ« kohĂ« dhe tĂ« jetĂ« i gatshĂ«m pĂ«r sfidĂ«n me Sassuolon.
Â
Â
Â
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: