Barcelona, surprizë festive për ‘yjet’ blaugrana! Lojtarët marrin në dhuratë iPhone të artë me vlerë deri në 10 mijë euro

Barcelona, surprizë festive për ‘yjet’ blaugrana! Lojtarët marrin në dhuratë iPhone të artë me vlerë deri në 10 mijë euro

16:22, 11/12/2025

Te Barcelona e drejtuar nga Hansi Flick, atmosfera e festave ka nisur më herët. Edhe pse të enjten nuk ishte parashikuar seancë stërvitore në “Ciutat Esportiva”, disa futbollistë u paraqitën për punë rikuperimi pas fitores së fundit 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt.

Sipas të përditshmes “SPORT”, para se lojtarët të hynin në palestër, ata u pritën nga një grup përfaqësuesish të “GSA Motors”, kompani nga Emiratet e Bashkuara e specializuar në makina luksoze. Pa asnjë paralajmërim, ata u dhuruan futbollistëve nga një iPhone 17 Pro Max të artë, të personalizuar posaçërisht për secilin.

Dhurata ishte krejtësisht e papritur, pasi burime brenda klubit theksojnë se mes Barcelonës dhe GSA Motors nuk ekziston asnjë marrëveshje sponsorizimi.

Çdo smartphone kishte të gdhendur emrin e lojtarit, numrin e fanellës, si dhe logot e Barcelonës dhe të kompanisë së dhuruesit. Çmimi bazë i pajisjes llogaritet rreth 3500 euro, por personalizimet e shumta mund ta çojnë vlerën shumë më lart. Vitin e kaluar, Raphinha i kishte dhuruar Lamine Yamal një iPhone të artë të personalizuar me vlerë rreth 10 mijë euro, dhe sipas “SPORT”, edhe dhuratat e këtij viti mund të jenë në të njëjtën kategori luksi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco