Edon Zhegrova startoi për herë të parë në një ndeshje me Juventusin.
Ylli kosovar e nisi nga minuta e parë ndeshjen ndaj Pafos në Ligën e Kampionëve.
Juventusi fitoi 2-0 ndaj Pafos, ndërkohë Edon Zhegrova luajti pjesën e parë, për t’u zëvendësuar në të dytën.
Pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i tij.
“Fitore e madhe sonte. I falënderoj nga zemra krejt tifozët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme. Kjo energji na dërgon gjithnjë e më larg. Deri në fund, Forza Juventus”, shkroi Zhegrova.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: