Liga e Konferencës rikthehet me ndeshjet e javës së 5-të.
Nëntë sfida do të zhvillohen në orën 18:45 dhe 9 të tjera në orën 21:00.
Drita do të përballet me AZ Alkmar dhe do të kërkojë një fitore për tu ngjitur në renditje, e cila aktualisht ndodhet në vendin e 8-të. Ndërsa Shkëndija e vendit të 25-të do të presë Slovan Bratislava.
Ndërkaq, Enea Jorgji do të jetë kryesor në sfidën Breidablik-Shamrok Rovers. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi.
Në VAR është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: