Ajax-i triumfon 4-2 në fushën e Qarabag, merr fitoren e parë në Champions

Ajax-i triumfon 4-2 në fushën e Qarabag, merr fitoren e parë në Champions

20:35, 10/12/2025

Ajax-i ka marrë fitoren e parë në këtë edicion të Champions-it, duke mposhtur Qarabag-un me rezultatin 4-2 në një ndeshje dramatike dhe me shumë kthesa. Qarabag kaloi i pari në avantazh në minutën e 10’, kur Camilo Duran realizoi një parabël të bukur mbi portierin Vitezslav Jaros për 1-0.

Ajax reagoi shpejt dhe në minutën e 39’, Kasper Dolberg barazoi shifrat në 1-1 pas një pasimi të Sean Steur dhe një goditjeje të fuqishme brenda zonës. Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol të Qarabag-ut, kur Matheus Silva në minutën e 47’ shënoi për 2-1, duke u dhënë avantazh vendasve.

Megjithatë, Ajax nuk u dorëzua. Në minutën e 79’, Oscar Gloukh shënoi golin e barazimit 2-2 pas një pasimi të Lucas Rosa. Vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 83’, Anton Gaaei realizoi golin e tretë për Ajax-in, duke shfrytëzuar një asist të shkëlqyer të Don-Angelo Konadu dhe duke kthyer avantazhin në 3-2. Në fund të ndeshjes, në minutën e 90’, Gloukh vulosi fitoren për ekipin holandez me një goditje të saktë në cepin e poshtëm të portës pas një pasimi të Mika Godts, duke vendosur rezultatin përfundimtar 4-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco