Real Madrid do të përballet sonte me Mançester Sitin në raundin e gjashtë të Ligës së Kampioneve, me start në orën 21:00. Të dy ekipet kërkojnë fitore për të siguruar një vend më të sigurt në fazën e ardhshme të kompeticionit.
Formacionet zyrtare janë publikuar dhe trajneri i Real Madridit, Alonso, ka vendosur të mos hedhë në fushë Kilyan Mbappe-në nga minuta e parë. Madrilenët vijnë pas një zhgënjimi në kampionat ndaj Celta Vigos dhe duan me çdo kusht fitoren në shtëpi për të rifituar moralin dhe ritmin e lojës.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: