Ndeshjet e sotme në Champions League, Real-Manchester City si finale e parakohshme

Ndeshjet e sotme në Champions League, Real-Manchester City si finale e parakohshme

08:44, 10/12/2025

Liga e Kampioneve dhuron këtë të mërkurë një finale të parakohshme të turneut pasi në Madrid përballet Reali vendas me Manchester Cityn.

Të dy skuadrat kanë lënë pikë rrugës në këtë turne dhe do të kërkojnë me çdo kusht që të marrin fitore, në mënyrë që të kthehen pranë kreut të renditjes në tetëshen e parë, që është objektivi primar i tyre në këtë pikë të aktivitetit.

Megjithatë, në këtë ditë ka edhe ndeshje të tjera shumë interesante, si vizita e PSG-së në Spanjë për t’u përballur me Atletik Bilbaon, apo edhe ndeshjet e italianeve Juventus e Napoli, të cilat janë të detyruara që të fitojnë sfidat përkatëse për të mos rrezikuar eliminimin që në fazën në grup.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco