Inter – Liverpool, formacionet zyrtare: Akanji dhe Luis Henrique nga minuta e parë, Wirtz mbetet jashtë

Inter – Liverpool, formacionet zyrtare: Akanji dhe Luis Henrique nga minuta e parë, Wirtz mbetet jashtë

20:00, 09/12/2025

Interi pret Liverpool-in në “San Siro” në orën 21:00 për javën e gjashtë të Fazës së Kampionatit në Champions League, me të dyja skuadrat që zbresin në fushë me disa zgjedhje befasuese.

Tek zikaltrit, surpriza më e madhe është aktivizimi i Manuel Akanji-t nga minuta e parë. Mbrojtësi zviceran jo vetëm që është rikuperuar për ndeshjen, por merr direkt një vend titullari në qendër të prapavijës përkrah Acerbit dhe Bastonit. Në krahun e djathtë fiton balotazhin braziliani Luis Henrique, i cili shpërblehet për paraqitjen e mirë ndaj Como-s, ku dha edhe një asist. Mkhitaryan rikthehet në mesfushë, ndërsa në sulm qëndron e pandryshuar dyshja ‘ThuLa’ - Thuram dhe Lautaro Martínez – të dy rikthyer te goli fundjavën e kaluar në Serie A.

Edhe te Liverpooli ka zgjedhje të rëndësishme nga Arne Slot. Me mungesat e konfirmuara të emrave si Salah e Chiesa, trajneri holandez vendos të surprizojë duke aktivizuar Jones në krah të sulmit, duke lënë jashtë Florian Wirtz, i cili pritej titullar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco