Roma këmbëngul për huazimin e Joshua Zirkzee me opsion blerjeje, Manchester United kërkon...

Roma këmbëngul për huazimin e Joshua Zirkzee me opsion blerjeje, Manchester United kërkon...

18:22, 09/12/2025

AS Roma po zhvillon bisedime me Manchester United për një lëvizje të mundshme të sulmuesit Joshua Zirkzee gjatë merkatos së janarit. Sipas “Sky Italy”, trajneri Gian Piero Gasperini dëshiron të forcojë repartin ofensiv që në ditët e para të tregut dimëror, dhe Zirkzee është shndërruar në objektivin kryesor.

Roma ka paraqitur një ofertë për huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, por Manchester United nuk preferon një marrëveshje të tillë. Klubi anglez dëshiron ose një transferim të përhershëm, ose një huazim me detyrim blerjeje, jo vetëm opsion.

Negociatat po vazhdojnë, me verdhekuqtë që synojnë ta mbyllin marrëveshjen sa më shpejt në fillim të janarit, ndërsa United po peshon ofertat duke balancuar zhvillimin e lojtarit me fitimet e mundshme financiare.

Derim tani këtë sezon, Zirkzee ka luajtur në nëntë ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco