Thomas Brdariç rikthehet në pankinë, këtë herë në Superligën e Kosovës

Thomas Brdariç rikthehet në pankinë, këtë herë në Superligën e Kosovës

18:15, 09/12/2025

Thomas Brdariç ka gjetur ekipin e tij të radhës, por jo në Kategorinë Superiore, ku gjatë verës emri i tij u lidh shpesh me disa klube shqiptare. Trajneri gjerman ka firmosur sot me një skuadër të elitës kosovare: FC Drenicën.

Skuadra kuqezi, që këtë sezon po lufton fort për mbijetesë, ka bërë zyrtar trajnerin e ri, i cili më parë ka drejtuar edhe Vllazninë në futbollin shqiptar, duke lënë gjurmë me punën e tij.

Në njoftimin zyrtar, klubi shprehet me tone entuziaste për ardhjen e tij:

“E nderuara Drenicë, tifozë të zjarrtë dhe miq të futbollit, sot klubi ynë hap një kapitull të ri. Kemi nënshkruar një kontratë afatgjatë me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdarić, një emër i njohur në futbollin gjerman, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner me eksperiencë të suksesshme në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

Me përvojën dhe profesionalizmin e tij, FC Drenica ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt futbollit modern evropian. Ardhja e tij sjell një standard të ri pune, një mentalitet fitues dhe energji të re për të ardhmen tonë.”

Aktualisht Drenica renditet në vendin e tetë të Superligës së Kosovës dhe shpreson që me Brdariç në stol të ndryshojë rrjedhën e sezonit. Klubi beson se projekti i ri me trajnerin gjerman mund të shndërrohet në pikë kthese për skuadrën dhe të rikthejë ambicien në kampionatin kosovar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco