UEFA i beson sërish Xhajës dhe Jorgjit në Europë, zbulohen ndeshjet ku do gjykojnë arbitrat shqiptarë

UEFA i beson sërish Xhajës dhe Jorgjit në Europë, zbulohen ndeshjet ku do gjykojnë arbitrat shqiptarë

12:48, 09/12/2025

Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja, do të drejtojë një tjetër takim të rëndësishëm në Ligën e Europës.

Bëhet fjalë për duelin Olimpik Lion(Francë)-Go Aehad Eagles(Holandë) që luhet të enjten në orën 21:00.

Asistentët e tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar Olsion Yzeiraj.

Në sistemin Var është caktuar Andrej Dallas nga Skocia, ndërsa në Avar Kristian Dankert nga Gjermania.

Nga ana tjetër në Ligën e Konferencës, UEFA i ka besuar një tjetër arbitri shqiptar.

Enea Jorgji i cili do të ketë ndihmës asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa në rolin e arbitrit të katërt është caktuar Kreshnik Cjapi, do të drejtojë ndeshjen Breidiablik-Shamrok Rovers e cila do të luhet në orën 18:45 në Islandë.

Në sistemin Var do të jetë italiani Xhanluka Aureliano, ndërsa në Avar Kreshnik Barjamaj.

Këto tregojnë dhe njëherë tjetër punën e shkëlqyer në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të arbitrave shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco