Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

U rrah nga tifozët e Nice, Boga kërkon rikthimin në Serie A

U rrah nga tifozët e Nice, Boga kërkon rikthimin në Serie A

11:01, 09/12/2025

Sulmuesi anësor, Jeremie Boga, thuhet se ka kërkuar të largohet nga Nice, pas një incidenti të ndodhur javën e kaluar, ku ai dhe disa lojtarë u rrahën nga tifozët pas një humbje nga Lorient.

Sipas gazetarit, Nicolo Schira, sulmuesi i krahut të majtë, Jeremie Boga, dëshiron të largohet nga klubi në afatin kalimtar dimëror.

28-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka kontaktuar klubin dhe ka kërkuar të shitet në janar të vitit 2026. Nice tashmë ua ka ofruar Jeremyn tre klubeve të Serie A.

Boga u bashkua me klubin në korrik 2023, duke u transferuar nga Atalanta për 17.5 milionë euro.

Më parë, ai i përkiste Sassuolos dhe Chelsea, por luajti vetëm 18 minuta për ekipin e parë të londinezëve.

Këtë sezon, Boga ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në 20 paraqitje me klubin, por situata e krijuar javën e kaluar e ka bindur lojtarin të largohet nga Franca. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco