Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Mbappe-Haaland, përballja e ‘yjeve’ në ‘Santiago Bernabeu’

Mbappe-Haaland, përballja e ‘yjeve’ në ‘Santiago Bernabeu’

10:38, 09/12/2025

Erling Haaland ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme gjatë sezonëve të fundit, e nxitur edhe nga paraqitjet e shkëlqyera të Manchester Cityt.

Sulmuesi norvegjez vazhdon të shkruajë historinë me golat dhe aftësinë e tij për të vendosur ndeshjet, por së shpejti do të përballet me një sfidë tepër interesante.

Përballja e radhës premton spektakël, pasi këtë të mërkurë në “Santiago Bernabeu” do të rikthehet dueli i madh i futbollit modern: Kylian Mbappe kundër Erling Haaland.

Real Madridi dhe Manchester City do të matin forcat në një kontekst të ri, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ajo që nuk ka ndryshuar është forma e jashtëzakonshme e dy yjeve.

Haaland dhe Mbappe vijnë si dy prej golashënuesve më të mirë të sezonit, lojtarë vendimtarë për skuadrat e tyre, edhe pse këto të fundit nuk po dominojnë si dikur.

Një duel yjesh

Kjo ndeshje ngre sërish pyetjen: cili prej tyre do të dominojë futbollin?

Një tjetër betejë në garën e gjatë drejt “Topit të Artë”, çmim që, në mënyrë kurioze të dy e kanë humbur në dy edicionet e fundit.

Norvegjezi 25-vjeçar po thyen rekorde të reja në Premier League dhe me kombëtaren e tij, ndërsa francezi po shkëlqen po aq në Spanjë.

Por sfida më e madhe për Haaland do të jetë të tregojë veten pikërisht ndaj klubit që ka ëndërruar ta transferojë prej vitesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco