Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Heroi i Milanit ndaj Torinos, Pulisic: Dy ditë më parë isha i vdekur në shtrat

Heroi i Milanit ndaj Torinos, Pulisic: Dy ditë më parë isha i vdekur në shtrat

10:15, 09/12/2025

Christian Pulisic u bë heroi i Milanit në ndeshjen e kthimit kundër Torinos, të fituar me përnmbysje nga 2-0 në 3-2.

Edhe pse ishte shtrirë në shtrat me temperaturë të lartë vetëm një ditë më parë, amerikani erdhi nga stoli dhe shënoi dy gola për t'i dhënë Milanit fitoren në një mbrëmje spektakolare që u kompletua nga një supergol i Adrien Rabiot.

Performanca e Pulisic ishte në pikëpyetje serioze deri ditën e ndeshjes.

Për shkak të temperaturës së lartë, ai nuk udhëtoi me ekipin, por iu bashkua atyre në Torino vetëm disa orë para ndeshjes.

"Dy ditë më parë isha i shtrirë i vdekur në shtrat, por sot u ndjeva shumë më mirë dhe jam shumë i lumtur që erdha këtu dhe ndihmova ekipin", ka thënë fillimisht Pulisic pas ndeshjes.

Pulisic ka luajtur më pak këtë sezon për shkak të lëndimeve të ndryshme, por megjithatë ka qenë jashtëzakonisht efektiv me shtatë gola në vetëm nëntë paraqitje në Serie A.

"NjĂ« sezon mjaft i çuditshĂ«m, dua tĂ« kem njĂ« formĂ« mĂ« konkurruese. Duhet tĂ« shkojmĂ« ndeshje pas ndeshjeje dhe pastaj do tĂ« shohim se ku do tĂ« jemi nĂ« fund tĂ« sezonit”, pĂ«rfundoi ylli i Milanit.

Kuqezinjtë me fitoren ndaj Torinos vazhdojnë të mbajnë kryesimin e Serie A me 31 pikë, po aq sa ka Napoli i dyti dhe një më shumë se Interi i treti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco