Manchester United ka marrë një fitore të thellë 4-1 ndaj Wolves, duke vijuar ngjitjen në klasifikimin e Premier League-s.
United nisi më mirë sfidën dhe në minutën e 25-të Bruno Fernandes zhbllokoi rezultatin, pasi u shërbye bukur nga Matheus Cunha dhe goditi saktë në këndin e poshtëm të djathtë për 0-1. Wolves reagoi në fund të pjesës së parë: në minutën 45+2, Jean-Ricner Bellegarde përfitoi nga një pasim i shkëlqyer dhe me një goditje të menjëhershme barazoi 1-1.
Pjesa e dytë ishte një demonstrim force nga Manchester United. Vetëm gjashtë minuta pas rifillimit, në minutën e 51-të, Bryan Mbeumo shfrytëzoi asistin e Dalot dhe shënoi me portë bosh për 1-2. Në të 62-ën, Mason Mount tregoi finesë brenda zonës, kontrolloi krosimin e Fernandes dhe goditi saktë për 1-3, duke thelluar epërsinë.
Ëolves u përpoq të reagonte, por episodi vendimtar erdhi në minutën e 80-të, kur pas një kontrolli të VAR, gjyqtari akordoi penallti për një prekje të topit me dorë nga Mosquera. Bruno Fernandes mori përsipër ekzekutimin dhe me një goditje të pandalshme në minutën e 82-të vulosi rezultatin 1-4.
Pavarësisht disa tentativave të izoluara, Wolverhampton nuk arriti të rikthehej më në lojë. Manchester United siguron një fitore të merituar dhe bindëse, duke shfaqur qartësi taktike dhe saktësi në momentet kyçe të ndeshjes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: