Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Jamie Carragher ‘shfryn’ ndaj Salah: E turpshme ajo që bëri, s’ishte ndonjë ‘yll’ para se të vinte te Liverpool-i

Jamie Carragher ‘shfryn’ ndaj Salah: E turpshme ajo që bëri, s’ishte ndonjë ‘yll’ para se të vinte te Liverpool-i

22:22, 08/12/2025

Jamie Carragher ka kritikuar ashpër Mohamed Salah pas komenteve të forta të egjiptianit ndaj trajnerit të Liverpoolit, Arne Slot. Sulmuesi, i cili është lënë në stol për të tretën ndeshje radhazi në Premier League, shprehu hapur pakënaqësinë e tij, deklarata që kanë shkaktuar debat të madh në Angli.

Carragher, një prej legjendave më të mëdha të klubit, u shpreh se Salah po harron disa të vërteta të rëndësishme. “Nuk ishe ndonjë ‘yll’ i madh para se të vije te Liverpooli dhe nuk ke fituar asgjë me Egjiptin,” tha ai, duke nënkuptuar se sukseset e sulmuesit janë arritur falë punës kolektive.

Ai shtoi se çdo lojtar, pavarësisht nivelit, ka nevojë për mbështetjen e shokëve të skuadrës, trajnerit dhe tifozëve: “Pavarësisht se sa i mirë je, nuk bën asgjë vetëm. Duhet t’i kujtojë vetes këtë. Me Salah gjithçka është ‘unë, unë, unë’.”

Carragher vlerësoi se sjellja e sulmuesit pas ndeshjes ishte e papranueshme: “Ajo që bëri ishte e turpshme. Mendoj se ndalimi i tij në zonën e mikse ishte i planifikuar me agjentin për të krijuar dëmin dhe presionin maksimal.”

Deklaratat e Carragher kanë tensionuar edhe më shumë situatën rreth Salah, i cili shihet si një nga figurat kyçe të Liverpool-it, por aktualisht përballet me minuta të pakta dhe një marrëdhënie të ftohur me trajnerin Slot. Situata pritet të përshkallëzohet në ditët e ardhshme, ndërsa tifozët ndjekin me shqetësim këtë përplasje të hapur mes ikonës së tyre dhe klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco