Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Daja: Bregu me personalitet, kjo fitore shkon per Alijin

Daja: Bregu me personalitet, kjo fitore shkon per Alijin

21:47, 08/12/2025

Dinamo është rikthyer fuqishëm te rezultatet pozitive dhe e ka konfirmuar formën e saj edhe në Vlorë, ku arriti një fitore bindëse ndaj Flamurtarit. Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja dha një analizë të detajuar të suksesit, duke vlerësuar mentalitetin dhe sakrificën e skuadrës në kushte të vështira.

Daja theksoi se sfida ishte më e komplikuar sesa e tregoi rezultati: “Flamurtari vinte nga një fitore e rëndësishme dhe kishte mbështetje të madhe nga publiku. Terreni ishte i rënduar dhe kërkonte sakrificë të madhe, por lojtarët tanë u përgjigjën në mënyrë perfekte.” Ai shpjegoi se golat e dytë dhe të tretë erdhën pasi vlonjatët u hodhën përpara duke lënë hapësira, të cilat Dinamo i shfrytëzoi me kundërsulme të shpejta.

Trajneri ndaloi edhe te aspekti taktik, duke vlerësuar punën e Nezirit në krah dhe nevojën për të fituar më shumë topa të dytë përmes mbështetjes së Vilës, Qardakut, Bregut dhe Nanit. “Kërkuam agresivitet dhe organizim me bllok të mesëm, sepse Flamurtari ndërtonte shumë me topa të gjatë. Shtatë lojtarët tanë pas topit ishin vendimtarë për rikuperimet,” u shpreh ai.

Daja vlerësoi posaçërisht Bregun, duke e cilësuar si futbollist me teknikë dhe personalitet, që rrallë humbet top edhe në zona të rrezikshme.

Në fund, trajneri ia dedikoi fitoren Alijit, i cili ka kryer me sukses një operacion: “Është pjesë e rëndësishme e Dinamos dhe Kombëtares. Shpresojmë të rikthehet sa më shpejt.” Ai shtoi se rikthimi i kontigjentit të plotë do të rrisë rivalitetin dhe se ndërrimet do të synohen më të shpejta, sidomos gjatë periudhës së dimrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco