Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Bellai, pas humbjes me Egnatian: Na mungon vetëm goli, djemtë dhanë maksimumin

Bellai, pas humbjes me Egnatian: Na mungon vetëm goli, djemtë dhanë maksimumin

19:05, 08/12/2025

Trajneri i Vorës, Arjan Bellai, analizoi me realizëm humbjen 2-0 në transfertë ndaj kampionëve të Egnatias. Ai pranoi epërsinë e kundërshtarit, por theksoi se skuadra e tij pati mundësi reale për të ndryshuar ndeshjen.

“Egnatia është një nga skuadrat më të mira, kampione e Shqipërisë dhe me futbollistë me eksperiencë. Ne patëm raste si në pjesën e parë edhe në të dytën. Kur nuk shënon ndaj ekipeve të mëdha, rrezikon të pësosh,” u shpreh Bellai, duke theksuar se penalltia dhe vendimi i VAR-it ndryshuan ritmin e lojës.

Ai shtoi se skuadra ende vuan nga mungesa e eksperiencës dhe besimit: “Pas golit të parë rrezikuam më shumë, patëm tranzicione shumë të mira dhe dy raste të pastra me krosin e Bardhit. Po të ishte Egnatia, ato raste do të ishin gola. Na mungon besimi te finalizimi.”

Tekniku u ndal dhe te aspektet taktike: “Gabimi ynë ishte që e çonim topin shumë në krah, ku Egnatia bën presing. Kur kaluam në 4-4-2 e dinim rrezikun në mesfushë, por donim të shtynim përpara.”

Megjithë humbjen, Bellai mbeti optimist: “Nuk jam i mërzitur. Humbja ndaj Egnatias është e pranueshme. Djemtë dhanë gjithçka, i shikuam në sy ekipet e mëdha. Mund të luftojmë me rivalët tanë për objektivat që kemi.”

 

Në fund, trajneri hodhi sytë te ndeshja e radhës: “Kalendari është i vështirë, por me Elbasanin duhet të jemi më të qetë. Na mungon vetëm goli.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco