VIDEO/ Kristjan Prenga shpërthen në SHBA, mposht amerikanin Carmack në më pak se 30 sekonda

VIDEO/ Kristjan Prenga shpërthen në SHBA, mposht amerikanin Carmack në më pak se 30 sekonda

16:55, 07/12/2025

Kristjan Prenga ka shënuar një tjetër fitore të shpejtë dhe mbresëlënëse në ringun amerikan, duke triumfuar brenda pak sekondash në duelin e zhvilluar në “Atlantic City”. Boksieri shqiptar nuk i la asnjë mundësi Brandon Carmack-ut, të cilin e rrëzoi me një seri goditjesh të forta dhe të sakta që detyruan arbitrin ta ndalonte menjëherë përballjen.

Carmack e nisi duelin me agresivitet, por Prenga reagoi me pjekuri dhe vendosmëri, duke e kthyer përplasjen në favor të tij që në sekondat e para. Goditjet e tij në zonën e ijëve rezultuan vendimtare, duke i prerë ritmin kundërshtarit dhe duke e çuar ndeshjen drejt një mbylljeje të parakohshme.

Me këtë sukses, Prenga e çon në 19 numrin e fitoreve në karrierë, të gjitha të arritura me nokaut – një statistikë që e përforcon statusin e tij si një talent i pashoq në skenën ndërkombëtare.

Atmosfera në “Bally’s Atlantic City” ishte elektrizuese, me tifozët shqiptarë që e mbështetën pa u lodhur dhe që shpërthyen në festë pas një tjetër performance dominuese të bashkatdhetarit të tyre.

">http://

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco