Como pësoi një humbje të rëndë 4-0 në ‘San Siro’ kundër Interit, duke e ndalur përkohësisht rrugëtimin e skuadrës drejt zonës europiane në Serinë A. Mbrojtësi, shqiptar Mërgim Vojvoda, komentoi ndeshjen pas takimit, duke dhënë një analizë të qetë dhe reflektive.
“Ishte një ndeshje e komplikuar. Nga ana e lojës nuk pashë një diferencë të madhe. Pas golit të parë ne u përpoqëm të reagonin dhe patëm një rast të madh. Por rezultati u bë i rëndë sepse ata shënuan gola që na shkatërruan moralin,” tha Vojvoda.
Ai shtoi se skuadra kishte nevojë për më shumë përgatitje: “Në fillim Interi e organizoi mirë ndeshjen, sidomos daljen e portierit tonë. E dimë që Interi është një ekip i madh, por ne duhet të ishim më të përgatitur.”
Pavarësisht humbjes, Vojvoda mbajti një ton pozitiv: “Kjo humbje nuk duhet të na heqë fokusin. Ne kemi ambicie dhe Interi ka lojtarë me eksperiencë të madhe, të cilët kanë luajtur dy finale Championsi. Ne kemi shumë të rinj me talent që duhet të mësojnë dhe kjo humbje mund t’u bëjë mirë për përvojën.”
Për reagimin e pjesës së dytë, ai theksoi: “Besoj se ishte një reagim personaliteti. Dëshiron të tregosh më të mirën dhe të kthehesh në ndeshje. Patëm mundësinë me Douvikas për të ngushtuar diferencën, duke tentuar një kundërsulm një me një.”
Më tej, Vojvoda komentoi edhe rolin e tij si zëvendësues: “Të hysh në një ndeshje të tillë nuk është e lehtë. Duhet të jesh gjithmonë gati dhe të japësh energji për skuadrën. Kur trajneri bën ndryshime, do të thotë se mund të japësh diçka ekstra. Sigurisht nuk është e lehtë, por duhet të përpiqesh ta ndihmosh ekipin.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: