VIDEO/ ‘Harakiri’ nga Liverpooli, lë dy pikë 'in extremis’ në fushën e Leeds-it

VIDEO/ ‘Harakiri’ nga Liverpooli, lë dy pikë 'in extremis’ në fushën e Leeds-it

20:48, 06/12/2025

Liverpool-i pësoi një tjetër zhgënjim në Premier League, duke u detyruar të ndajnë pikët (3-3) me Leeds United, edhe pse kishin një avantazh prej 2-0, dhe duke humbur mundësinë për t’u barazuar me pikë me Chelsea-n në vendin e katërt. Ky rezultat rrit presionin mbi trajnerin Arne Slot, i cili ka pësuar kritika për vendimet e tij, përfshirë edhe vendosjen e Mohamed Salah në stol për herë të tretë radhazi.

Leeds - Liverpool 3-3 

Ndeshja nisi me dominim të Liverpool-it, që krijoi raste të rrezikshme që në 15 minutat e para, me një goditje të Curtis Jones që u përplas në traversë. Leeds zgjodhi të mbrohej me pesë lojtarë në mbrojtje, duke e bërë sulmin e Liverpool-it të vështirë, ndërsa të dy ekipet përfunduan pjesën e parë pa asnjë goditje në portë.

Në pjesën e dytë, Liverpool-i u shfaq më vendimtar dhe shënoi dy gola brenda dy minutash: fillimisht Hugo Ekitike shfrytëzoi një pasim të saktë dhe më pas dyfishoi rezultatin me një goditje nga brenda zonës pas një asistimi nga Conor Bradley. Për fat të Leeds, vetëm 20 minuta para fundit, një penallti e fituar nga një gabim i Ibrahima Konaté dhe shndërruar në gol nga Dominic Calvert-Lewin hapi rrugën për rikthimin. Dy minuta më pas, Anton Stach barazoi rezultatin për Leeds.

Liverpool rifitoi avantazhin me Dominik Szoboszlai pas një asistimi të zgjuar të Alexis Mac Allister, por në minutën e 96-të Ao Tanaka shënoi golin e barazimit për Leeds, duke shmangur humbjen.

Ky barazim i kushton rëndë Liverpool-it, duke shtuar presionin mbi Slot dhe duke i dhënë Leeds-it një pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë. Ndeshja la shumë pyetje për efikasitetin e skuadrës dhe vendimet taktike të trajnerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco