Interi arriti një fitore të madhe 4-0 ndaj Como-s në San Siro, duke zënë vendin e parë në renditje, të paktën për një natë. Nën drejtimin e trajnerit Chivu, zikaltrit nuk i lanë asnjë shans skuadrës së Fabregas-it.
Gara nisi me ritëm të lartë dhe Interi tregoi që nga fillimi qëllimet e tij. Pas disa rasteve të shpejta, ishte kapiteni Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 11-të, duke konkretizuar një kundërsulm perfekt të nisur nga Luis Henrique.
Në pjesën e dytë, Como nisi më mirë dhe kërcënoi barazimin me tentativat e Douvikas dhe Valle, por ishte Thuram që dyfishoi epërsinë e Interit në minutën e 59-të, pas një këndoreje nga e djathta.
Pavarësisht disa përpjekjeve nga distanca, Como nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën e Interit. Zikaltrit vazhduan kërcënimet dhe gjetën golin e tretë me Calhanoglu në minutën e 81-të, duke çuar drejt një përmbylljeje perfekte të ndeshjes për skuadrën e Chivu. Fitorja e madhe u vulos në minutën e 86-të me golin e Carlos Augustos, që përfundoi sfidën 4-0.
Kjo fitore e mban Interin në krye të Serisë A, duke treguar forcën dhe dominimin e tyre në këtë sezon.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: