‘Ylli’ shqiptar, Arbër Hoxha, vazhdon të shkëlqejë te Dinamo Zagrebi, duke e konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në ndeshjet e mëdha. Në derbin e zjarrtë ndaj Hajduk Splitit, ishte pikërisht ai që e shpëtoi skuadrën në momentet e fundit të takimit.
Dinamoja ishte duke u përballur me humbjen 0-1 deri në sekondat e fundit të shtesës, kur Arbër Hoxha mori skenën në dorë. Në minutën 90+12’, pas një aksioni të rrëmujshëm në zonë, goditja e Kulenovic u ndal nga portieri Silic, ndërsa topi i kthyer ra perfekt për sulmuesin shqiptar. Hoxha reagoi menjëherë dhe me qetësi e dërgoi topin në portën e zbrazur, duke ngritur peshë stadiumin.
Dinamo - Zagreb - Hajduk Split 1-1
Ky gol vendimtar jo vetëm që i solli Dinamos një pikë të artë, por edhe e mbajti ekipin në krye të Superligës kroate me 32 pikë, një më shumë se Hajduk Spliti që e ndjek nga pas. Për më tepër, ky realizim ishte i gjashti për Arbër Hoxhën këtë sezon në kampionat, një dëshmi e qartë e formës së tij të shkëlqyer dhe ndikimit të madh që po ka te Dinamoja.
Edhe një herë, Arbër Hoxha tregoi se është futbollist i momenteve të mëdha – dhe Dinamoja duket se ka gjetur heroin e saj të ri.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: