Java e 15-të e Premier Leagues nisi me një rezultat të bujshëm: lideri Arsenal u mposht në transfertë nga një Aston Villa në formë të shkëlqyer. Pas ndeshjes, trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, foli për BBC MOTD, duke mos fshehur zhgënjimin e tij për mënyrën se si erdhi humbja.
“Shumë e dhimbshme, sidomos pas gjithë përkushtimit që dhamë në fushë,” deklaroi Arteta. “Ishte një ndeshje e hapur dhe duhen bërë komplimente për Aston Villën, është një skuadër vërtet e fortë. Gjatë pjesës së parë pësuam rastin e madh me golin e Ollie Watkins, por në të dytën dominuam dhe pata ndjesinë se do të fitonim. Prandaj humbja në këtë mënyrë është e vështirë për t’u pranuar. Pas tetëmbëdhjetë ndeshjeve pa humbje, e humb një dhe kështu është futbolli.”
Sa i përket episodit vendimtar në minutat e fundit, tekniku spanjoll tha:
“Kështu është futbolli. Ne patëm një mundësi të shkëlqyer kur Declan Rice i dha topin Noni Madueke-s. Më pas ata fituan një anësore në anën tjetër dhe shënuan. Ky kampionat ka këtë cilësi, të ndëshkon menjëherë.”
Arteta u ndal edhe te forma e Leandro Trossard, autor i golit që solli barazimin e përkohshëm 1-1:
“Luajti shumë mirë. E dinim se vinte nga një dëmtim dhe nisi të ndiente lodhje, ndaj u detyruam ta zëvendësonim.”
Në përfundim, trajneri i Arsenalit dha një mesazh besimi:
“Djemtë kanë treguar një nivel të jashtëzakonshëm vazhdimësie gjatë kësaj periudhe. Jam i bindur se do të arrijmë të rikthehemi te fitorja.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: