Arsenali është mposhtur në fund nga Aston Villa me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premier League.
Ekipi i Unai Emeryt ka arritur fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mposhtur ekipin e Mikel Artetës i cili vinte nga një seri pa humbje prej 18 ndeshjesh.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm vendasit që gjeten golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 36-të me anë të Matty Cash, i cili shënoi për epërsinë e vendasve 1-0.
Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë dhe më kërkuese, teksa arritën ta gjejnë edhe golin e barazimit, por nuk arritën ta mbajnë atë
Goli i barazimit erdhi në minutën e 52-të me anë të Leandro Trossard, i cili shënoi për 1-1 dhe me këtë rezultat pritej të mbyllej ndeshja, përkundër shumë raste.
Megjithatë, në minutën e pestë shtesë, në skenë doli rezervisti i Emiliano Buendia, i cili shënoi një gol të bukur për fitoren 2-1.
Pas kësaj fitoreje, Aston Villa ngjitet në vendin e dytë me 30 pikë, vetëm tre më pak se Arsenali kryesues.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: