Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Kanada dhe SHBA, Kosova mëson axhendën e ndeshjeve në rast kualifikimi në grupet e Botërorit

Kanada dhe SHBA, Kosova mëson axhendën e ndeshjeve në rast kualifikimi në grupet e Botërorit

22:53, 05/12/2025

Kosova ka mësuar edhe orarin për Kupën e Botës 2026, gjithnjë në rast kualifikimi. 

“Dardanët” që fillimisht duhet të fitojnë dy përballje në muajin mars për ta siguruar një vend në Botëror, kanë mësuar se mund të jenë në Grupin B me Australinë, Paraguain dhe SHBA-në.

Tashmë, FIFA ka zbuluar edhe orarin e Kupës së Botës, ku Kosova fillimisht mund të përballet me Australinë në Kanada, më saktësisht në stadiumin “Vancouver”, më 13 qershor.

Gjashtë ditë më vonë, Kosova ndeshjen e dytë do ta ketë kundër Paraguait në “Santa Clara”, ndërsa grupin do ta përmbyllë me SHBA-në në “Inglewood” më 25 qershor.

Kosova fillimisht duhet të fokusohet te “play-off”-i i muajit mars, ndaj Sllovakisë dhe në rast fitores atëherë finalen e zhvillojnë në Prishtinë me fituesin e takimit Turqi-Rumani.  Ndeshja e parë zhvillohet në Bratsilavë më 26 mars, ndërsa finalja më 31 mars 2026.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco