Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Lautaro Martinez: Interi gjithmonë në fokus, kritikat janë pjesë e lojës

Lautaro Martinez: Interi gjithmonë në fokus, kritikat janë pjesë e lojës

19:54, 03/12/2025

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ka folur pas mbrëmjes Gala, për sezonin aktual dhe objektivat e ekipit.

Sulmuesi zikaltër u shpreh se kritikat bëjnë pjesë të lojës dhe ai gjithmonë përpiqet të përmirësohet, të sjellë gëzim te tifozët dhe të bëjë më të mirën për familjen dhe ekipin.

“Çdo sezon synojmë të shkojmë deri në fund. Kemi fituar trofe që mungonin prej kohësh dhe jam shumë i lumtur për këtë”, tha Martinez.

Ai komentoi edhe humbjet e fundit me Milanin dhe Atletiko Madridin, duke theksuar se këto ndeshje i dhanë mësime për të përmirësuar lojën.

“Ndeshja me Pizën tregoi përmirësim, pas golit kontrolluam më mirë takimin. Këtë vit kampionati është shumë i balancuar, me 4-5 skuadra brenda pak pikëve”, deklaroi kapiteni.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco