Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Heidi Klum dhe Kevin Hart do të prezantojnë hedhjen e shortit të Kupës së Botës 2026 në Uashington

Heidi Klum dhe Kevin Hart do të prezantojnë hedhjen e shortit të Kupës së Botës 2026 në Uashington

14:37, 03/12/2025

FIFA ka zbuluar emrat e personazheve që do të marrin pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit për Kupën e Botës 2026.

Shorti i fazës së grupeve do të zhvillohet më 5 dhjetor në Uashington, ndërsa ceremonia do të prezantohet nga supermodelja gjermane dhe fituesja e çmimit Emmy, Heidi Klum, si edhe aktori i njohur amerikan Kevin Hart. Në event do të marrë pjesë edhe aktori dhe producenti Danny Ramirez.

Ceremonia do të shoqërohet nga performanca artistike të emrave të mëdhenj: Andrea Bocelli, Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger. Mbyllja e eventit do të bëhet me një performancë të Village People, me hitin e tyre ikonë “Y.M.C.A.”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco