Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Dhuna në Fushë Krujë/ Ndeshja e Kategorisë së Parë, Iliria-Skënderbeu nuk zhvillohet

Dhuna në Fushë Krujë/ Ndeshja e Kategorisë së Parë, Iliria-Skënderbeu nuk zhvillohet

13:46, 03/12/2025

Federata e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot, në orën 13:30, në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.

Trajneri i skuadrës korçare, Ernest Gjoka ka treguar për mediet se në momentin që shkuan në dhomat e zhveshjes futbollistë të skuadrës së Ilirisë i sulmuan duke goditur disa prej futbollistëve të tij si Saleh Nasr, Altin Ukiçi, Mario Gjata, Ramos, Babakar.

Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco