Trajneri i Atlético Madridit, Diego Simeone, u shfaq i mahnitur nga paraqitja e Raphinha-s pas fitores 3-1 të Barcelonës në ‘Camp Nou’, në ndeshjen ku skuadra e drejtuar nga Hansi Flick dominoi me lojë dhe ritëm të lartë.
“Raphinha është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai mund të luajë kudo. Si anësor, si mesfushor, si qendërsulmues, madje edhe si mbrojtës i krahut”, tha Simeone.
“Ai mund të shënojë, mund të krijojë, bën presion dhe vrapon pa u ndalur. Nuk kam asnjë ide sesi nuk e fitoi Topin e Artë. Secili zgjedh kë të dojë, por unë e zgjedh atë”, shtoi trajneri argjentinas.
Raphinha shënoi golin e barazimit për Barcelonën ndaj Atlético Madrid-it dhe ishte lojtari më kërcënues i sulmit ‘blaugrana’ gjatë gjithë ndeshjes.
Sa i përket Topit të Artë, trofeu këtë vit u fitua nga Ousmane Dembélé i PSG-së, ndërsa Lamine Yamal u rendit i dyti. Raphinha përfundoi në vendin e pestë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: