Çmimi prestigjioz Golden Boy 2025 tashm e ka një ‘pronar’ të ri. Trofeu i madh ka shkuar për ‘yllin’ e PSG-së, Désiré Doué, i cili triumfoi me një shumicë dërrmuese votash, duke grumbulluar plot 450 pikë. ‘Golden Boy’ u jepet lojtarëve nën 21 vjeç, që aktivizohen në kampionatet evropiane, dhe që kanë shkëlqyer gjatë vitit kalendarik.
Interesante është beteja për pozitat pas vendit të parë: diferenca mes Arda Güler, i renditur i dyti, dhe Dean Huijsen, i renditur i katërti, ishte vetëm 3 pikë, duke e bërë këtë një nga garat më të ngushta në historinë e çmimit.
Ndërkohë, sulmuesi italian Pio (Francesco) Esposito fitoi çmimin Italian Golden Boy dhe u rendit në vendin e nëntë në klassifikimin e përgjithshëm.
Doué konfirmon kështu statusin e tij si një nga talentët më premtues të futbollit botëror, ndërsa gara e ngushtë mes ndjekësve tregon nivelin e jashtëzakonshëm të brezit të ri të futbollistëve.
‘Golden Boy’ u jepet lojtarëve nën 21 vjeç, që aktivizohen në kampionatet evropiane, dhe që kanë shkëlqyer gjatë vitit kalendarik.
Sipas rregullave të çmimit, një lojtar nuk mund të fitojë 'Golden Boy' më shumë se një herë, kjo është arsyeja pse mes konkurrentëve nuk figuronte emri i Lamine Yamal, që e ka fituar këtë çmim vitin e kaluar.
Renditja zyrtare (top-10) e Golden Boy 2025

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: