Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Skandal në Angli, ish-lojtari i kombëtares së ‘Tre Luanëve’ arrestohet për tentativë përdhunimi

Skandal në Angli, ish-lojtari i kombëtares së ‘Tre Luanëve’ arrestohet për tentativë përdhunimi

13:35, 02/12/2025

Një ish-lojtar i kombëtares angleze dhe Premier League është arrestuar nën dyshim për tentativë përdhunimi, raporton “The Sun”. Lojtari kishte luajtur për kombëtaren në vitin 2010 dhe u ndalua në aeroportin “Stansted” pas një denoncimi nga ish-partnerja e tij.

Policia njoftoi se ai u lirua me garanci dhe po pret hetimet e mëtejshme. Ish-lojtari tentoi të largohej nga vendi, por u ndalua në një pikë kontrolli pasaportash në aeroport, ku u zbulua se mbi të rëndonte një denoncim për tentativë përdhunimi nga ish-partnerja. Agjentët e “Border Force” e ndaluan para se të hipte në një fluturim “low-cost”.

Pas arrestimit, lojtari iu nënshtrua marrjes së gjurmëve të gishtërinjve, mostrës së ADN-së dhe fotografimit për dosjen policore. Ai qëndroi në qeli deri në ardhjen e avokatit dhe fillimin e marrjes në pyetje, më pas u lirua me garanci deri në fund të shkurtit 2026, njoftoi policia e Essex. Ndërkohë, denoncuesja u intervistua nga specialistë të krimeve seksuale dhe mori mbështetje dhe këshillim profesional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco