Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Vlahoviç drejt operacionit, dëmtimi i rëndë dhe krahasimi me rastin ‘De Bruyne’

Vlahoviç drejt operacionit, dëmtimi i rëndë dhe krahasimi me rastin ‘De Bruyne’

11:05, 02/12/2025

Juventusi ka marrë një goditje të rëndë: Dusan Vlahoviç ka pësuar një dëmtim të rëndë muskulor, të konfirmuar nga raporti mjekësor i klubit. Sulmuesi serb vuan nga një çarje e shkallës së lartë në muskul-tendinën e aduktorit të kofshës së majtë, një dëmtim që shkon përtej një tërheqjeje të zakonshme dhe përfshin një çarje të fibrave në zonën inguinale.

Ky është një nga dëmtimet më të ndërlikuara për një futbollist dhe tani Vlahoviç gjendet përballë një vendimi të rëndësishëm për vazhdimin e karrierës së tij.

Operacion apo terapi konservative?

Fillimisht, sulmuesi shpresonte të shmangte ndërhyrjen kirurgjikale dhe të ndiqte rrugën konservative: 45 ditë pushim total, 1 muaj riaftësim, për një mungesë prej rreth 2.5 muajsh në total.

Por situata ka ndryshuar. Stafi mjekësor i Juventusit ka rekomanduar me ngulm operacionin, duke vlerësuar se një dëmtim i tillë muskularo-tendinor ka rrezik shumë të lartë përsëritjeje nëse trajtohet vetëm me pushim. Ndërhyrja do t’i siguronte më shumë stabilitet dhe do të ulte rrezikun e rikthimit të problemit në të ardhmen.

Vendimi përfundimtar pritet të merret nga lojtari brenda 48 orëve, por orientimi drejt sallës së operacionit shihet si opsioni më i mundshëm.

Rasti ‘De Bruyne’, një precedent i qartë

Rasti i Vlahoviçit është thuajse identik me atë të Kevin De Bruyne-s, i cili vetëm pak javë më parë iu nënshtrua një operacioni të ngjashëm në Antwerp, nën kujdesin e specialistit të njohur Dr. Geert Declerq, ekspert në këtë lloj dëmtimi.Për belgun, rikuperimi është parashikuar rreth 4 muaj.

Vlahoviç, duke qenë më i ri në moshë, mund të ketë një rikthim pak më të shpejtë, por gjithsesi pritet të mungojë të paktën 3 muaj.

Ky është një lajm i rëndë për Juventusin dhe trajnerin Luciano Spalletti, që tani do të duhet të menaxhojnë një fazë të gjatë pa sulmuesin tyre kryesor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco