Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Dëmtohet rëndë Arbër Hoxha, largohet me barelë nga fusha

Dëmtohet rëndë Arbër Hoxha, largohet me barelë nga fusha

21:46, 01/12/2025

Lajme aspak të mira për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha.

Në takimin e javës së 15-të të kampionatit kroat, teksa Dinamo Zagreb mposhti 2-0 Gorican, anësori kuqezi ka pësuar dëmtim “horror”.

Në fundin e takimit, konkretisht në minutën e 86-të, futbollisti shqiptar merr goditje të dhunshme nga mbrapa.

Për të kuptuar shkallën e dëmtimit, mjafton të përmendim faktin se shqiptari u largua nga fusha me barelë.

Duhet thënë se Hoxha po përjetonte formën më të mirë në karrierë, e ku në shtator dhe tetor është përzgjedhur “Lojtari i Muajt” në kampionatin e Kroacisë.

Nga mediat kroate apo klubi i Dinamo Zagreb  nuk ka një saktësim për dëmtimin dhe sa pritet të mungojë 27-vjeçari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco