Faza e Ligës së Champions po hyn në një moment kritik pas një vorbulle ndeshjesh që ka ndikuar ndjeshëm renditjen.
Me vetëm tri ndeshje të mbetura, ekipet po rishikojnë strategjitë dhe objektivat e tyre.
Superkompjuteri i Optas ka parashikuar se kush do të sigurojë kualifikimin për fazën e 1/8-tës.
Rezultatet e fundit tregojnë për një ngritje të Real Madridit, ndonëse Barcelona ka pësuar rënie.
Sipas parashikimeve, Arsenali është vendosur në krye të renditjes, duke u konsideruar si ekipi më i besueshëm evropian nën drejtimin e Mikel Artetës.
Bayerni, përkundër një humbjeje nga Arsenali, vazhdon të mbajë statusin e njërit nga skuadrat më efektive në Evropë.
Paris SG mbyll podiumin, duke e forcuar pozitat nën drejtimin e Luis Enrike.
Një zhvillim i rëndësishëm është ngritja e Real Madridit në vendin e katërt, falë fitores ndaj Olimpiakosit, duke rritur besimin në skuadrën e Alonsos.
Interi ndodhet në vendin e pestë, ndërsa Manchester City mban vendin e gjashtë.
Vendet e fundit kualifikuese automatike, sipas Optas, janë rezervuar për Çelsin e Borusia Dortmund, të cilët kanë arritur rezultate të rëndësishme në ndeshjet e fundit.
Superkompjuteri parashikon se ekipe të njohura si A.Bilbao, Benfika, Vilareal dhe Ajaks do të përballen me eliminimin, pasi ndodhen nën vendin e 24-të në renditje.
Me tre ndeshje të mbetura, tensioni dhe konkurrenca janë më të larta se kurrë, duke e bërë këtë faze mjaft interesante.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: